Libri

“Klubi i Bakllavasë” mbyll sagën e aventurave të detektivit Jashim

“Tirana open 1″, një event që do të bëjë bashkë artet pamore dhe librin do të hapë siparin më 6 maj ora 11.00 në Pallatin e Kongreseve. E konsideruar si një nga ngjarjet artistike më të rëndësishme të vitit, për gati 7 ditë emra të njohur të artit bashkëkohor dhe botimet më të reja të enteve botuese në vend, do të jenë në një komunikim me publikun. Shtëpia botuese “Saras” do të ketë stendën e saj në panair, ku botimeve më të fundit do t’u shtohet libri që mbyll sagën e librave me detektivin osman, Jashim, “Klubi i Bakllavasë” nga shkrimtari dhe historiani anglez, Jason Goodwin. Aventurat e detektivit Jashim mbyllen me këtë libër, duke u dhënë përgjigje shumë pyetjeve që ngrihen në katër librat e parë të ardhur në gjuhën shqipe. Një libër që shton grishjen ndaj historisë, por na bën të kuptojmë më mirë të tashmen e vendeve që u përfshinë nën hartën osmane. “Saras” do të ketë në këtë panair dy promovime. Më dt. 7 maj ora 14.00, lexuesit janë të ftuar t’i bashkohen prezantimit që do t’i bëhet ardhjes në gjuhën shqipe të një prej librave më të rëndësishëm në të gjitha kohërat “Traktati i tolerancës”, shkruar nga Volter. 250 vjet nga botimi, ky libër vazhdon të shihet edhe sot si kushtetuta e lirisë njerëzore dhe një traktat i vërtetë kundër fanatizmit fetar, duke i dhënë rëndësi raportit individual me besimin dhe ndarjen e raportit mes fesë dhe shtetit. Më 8 maj, “Saras” do të prezantojë ardhjen në gjuhën shqipe të një prej autorëve më të rëndësishëm të shekullit XX, Italo Svevo me dy librat e tij përfaqësues “Ndërgjegjja e Zenos” dhe “Një tallje e arrirë”. Svevo konsiderohet si themeluesi i letërsisë psikoanalitike, një shkrimtar që ndau përgjithmonë dy epoka në letërsinë e vendit fqinj. Por librat e Svevos marrin një dimension tjetër në këtë kohë, ku raporti i njeriut ose shoqërisë me ndërgjegjen është po aq i brishtë sa ai e parashikonte vite më parë. Librat janë një ftesë për të parë thellë në ndërgjegjen tonë. Në stendën e botimeve “Saras” autorë dhe tituj do të jenë për lexuesin, duke filluar nga nobelisti V.S Naipaul, Alexandre Dumas, Roberto Ciai, Mustafa Nano, Cocco&Magella etj. Por ajo çfarë duket interesante në këtë edicion të parë të “Tirana Open”, është hapësira që do t’u kushtohet arteve pamore. Nën drejtimin e Helidon Gjergjit dhe Vladimir Myrtezait, pritet që kati i parë i Pallatit të Kongreseve të kthehet në një muze të vërtetë arti. Në këtë hapësirë do të prezantohet puna e një prej artistëve më të mirë William Kentridge, si dhe punë të emrave të tjerë të njohur si Yuri Ancarani (Fondazione Sandretto Re Rebaudengo, Torino), Olivo Barbieri (MAXII, Romë), Henry Chapman (T293 Gallery, Naples), Donika Cina  (Galeria e Vogël, Tirana), Alberto Di Fabio (Gagosian Gallery, London), Nathalie Djurberg (Museo Pascali, Polignano a Mare, DZT Collective (Stefano Romano & Eri Çobo), TICA (Tirana Institute of Contemporary Art), Tirana, Yllka Gjollesha (Zeta Gallery, Tirana), Elis Gjoni (Art Kontakt, Tirana), Felix Gmelin (Stacion – Center for Contemporary Art, Prishtina), Ibro Hasanoviç (Tirana Art Lab, Tirana), Aurora Kalemi (Zenit Gallery, Tirana), Santiago Mostyn (Moderna Museet, Malmö), Alban Muja (Tulla Culture Center, Tirana), Marzena Nowak (Gregor Podnar Gallery, Berlin), Matilda Odobashi (FAB, Tirana), Anri Sala (Hauser & Wirth Gallery, Zurich), Sissi (MAM Foundation, Tirana), Cauleen Smith (Museum of Contemporary Art, Chicago), Stefanos Tsivopoulos (Thessaloniki Center of Contemporary Art, Thessaloniki), The Tëo Gullivers (Flutura Preka & Besnik Haxhillari; Marina Abramovic Institute,Hudson, New York), Nasan Tur (Blain/Southern Gallery, London), Nico Vascellari (The National Gallery of Arts, Tirana), Kostis Velonis (Kunsthalle Athena, Athens), Driant Zeneli (Fondazione Pistoletto, Biella). Hapësira e arteve pamore do të mbyllet me dhënien e çmimit që mban emrin e piktorit Danish Jukniu, nga një juri e përbërë nga emra si Edoardo Bonaspetti (Mousse Magazine), Cathryn Drake (Artforum & Frieze Magazine), dhe Michele Robecchi (Phaidon). Ndërsa libri do të ndajë çmimin “Ardian Klosi” në publicistikë nga një juri e përbërë nga Ardian Vehbiu dhe Bashkim Shehu dhe gazetarja Rudina Xhunga. Festivali pritet të sjellë në Tiranë shkrimtarin e njohur italian, Roberto Saviano, si dhe shkrimtarët Giuseppe Catozzella, Victoria Hislop, Drago Jancar, Gerrard Williams, Paolo Muner dhe Frank Millet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button