Politika

Kodheli: S’përfaqësohemi në atë Samit, padi gazetës italiane.

delegacioni-320x213Nje lajm fals e ka quajtur ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, lajmin e publikuar nga Corriere Della Sera, qe shkruante per largimin e delegacionit tone nga samiti, ne kazino.

Ne nje deklarate per media, Kodheli ka thene se zyra e saj eshte duke pergatitur padine per gazeten italiane.

Duke komentuar reagimin e opozites pas ketij lajmi te publikuar, Kodheli tha se ‘ eshte fatkeqesi qe opozita jonë as nuk dëgjon as nuk shikon sa herë ka lajme të mira per vendin’.

“Zyra ime është duke bërë padi për lajmin që Corriere ka nxjerrë. Ju njoftoj se Shqipëria nuk është pjesë e atij samiti te rendesishem, ai është nje Samir midis BE dhe vendeve të Azisë, nuk ka pasur asnjë delegacion shqiptar ne te” ka thene Kodheli.

Corriere: Delagacioni shqiptar, ne kazino

“Nje pjese e delagacionit shqiptar, pjese e Samitit ne Milano, sapo gjeti mundesine, ia mbathi ne Liguria. Jo per detin, por per kazinone ne Sanremo”.

Keshtu raportojne mediat italine, duke zbardhur prapaskenat e Samiti-euro-aziatik, qe mblodhi ne Milano 53 përfaqësues të qeverive ku shumica përfaqësoheshin nga kryeministra e presidentë.

Sipas mediave, ne kete takim te rendesishem merrnin pjesë kancelarja gjermane Angela Merkel, presidenti rus Vladimir Putin, kryeministri Kinez e të tjerë krerë shtetesh e qeverish të vendeve të Europës dhe Azisë.

Pjese e nje reportazhi, publikuar ne Corrire.it, zbardh 48 oret sekrete te takimit te lidereve, nga diskutimet e rendesishme, shetitjet me limuzine, e deri ne arratine drejt kazinove.

Sigurisht qe pjese e artikullit nuk jane vetem perfaqesuesit e Shqiperise, (pa permendur emra, e as nese perfaqesoheshin nga Ministrja e Mbrojtjes), po gjithe delegacionet me radhe, qe sipas autorit, nuk kane lene rast pa bere ‘skandale’.

Nisur me Putin dhe limuzinat qe nderroi, pjesemarrjen e cale ne darken gala thirrur nga presidenti Napolitano, qe kush e begenisi me vonese, e te tjere nuk shkuan fare, incidentin me syzet qe beri delegacionin indonezian te kerkonte me insistim te mos dilte nga hoteli, vargu prej 25 makinat te delegacionit kinez, ku nuk mungonte kuzhinieri personal e ndihmesi i tij, kamarieret po ashtu te sjelle me vete nga frika se c’mund ta gjente me ushqimin qe ofrohej… e keshtu me radhe.

Ne fund te artikullit, dy fjale, por shume ‘pikante’ per shqiptaret qe nuk iu kursyen tundimit per te provuar fatin, kete radhe ne kazino pertej detit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button