Politika

Konstituohet komisioni hetimor për serverin e tatimeve, Blendi Klosi zgjidhet nënkryetar

Komisioni Hetimor Parlamentar për serverin e tatimeve është mbledhur sot për herë të parë pas miratimit nga Kuvendi.

maxresdefaultMbledhja e parë që qënë konstituive, ndërsa është miratuar deputeti i Partisë Socialiste Blendi Klosi si nënkryetari i këtij komisioni.

Ky i fundit ka propozuar deputeten socialiste, Blerina Gjylameti si sekretare të këtij komisioni, e ndërsa dhe kjo kërkesë është miratuar.

Drejtimin e këtij komisioni e kanë demokratët. Kryetari i Komisionit Arben Ristani në këtë mbledhje të parë ka propozuar miratimin e rregullores. Por Klosi tha se, rregullorja duhet të diskutohet në mbledhjen e radhës, që është përcaktuar ditën e martë në orën 12:00.

Florion Mima, Jorida Tabaku, Helidon Bushati janë anëtarët e tjerë të PD-së për Komisioni Hetimor për serverin e tatimeve. Komisioni hetimor për administratën dhe ai i për serverin e tatimeve ishin një  nga kërkesat e PD për të thyer bojkotin parlamentar. Këto dy komisione u miratuan që në seancën e parë parlamentare të këtij sesioni.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button