Kronika e zeze

Korçë, automjeti bie nga një urë, 2 persona humbin jetën 3 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të aksit rrugor Korçë-Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së enjtes, ndërsa si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën 2 persona dhe 3 të tjerë janë plagosur.
Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Drithas, ndërsa automjeti tip ‘Mazda’ me targa AA679IS me të cilin udhëtonin personat ka rënë nga një urë.

Viktima Taulant Qeleshi

Mësohet se viktimat e këtij aksidenti të rëndë janë Taulant Qeleshi dhe Erjon Ago, ndërsa të plagosur kanë mbetur Nikolin Misha 24 vjeç, Kristi Sheshimi 21 vjeç si dhe Vasil Shara të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës për ndihmën e parë mjekësore.

Personat udhëtonin nga Pojani në Drithas, rreth 2 km nga rruga nacionale Korçë-Pogradec, ndërsa mjeti tip ‘Mazda’ drejtohej nga Taulant Qeleshi.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qënë humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit. Policia në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Viktima Erjon Ago

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button