Zgjedhjet lokale 2015

Korçë, Mero: Lufta kundër varfërisë, kauzë e punës sime

Kandidati i Partisë Demokratike në bashkinë e Korçës, Gjergji Mero, ka zhvilluar një takim me banorë autoktonë të Korçës në lagjet 13, 14, 15.

Kandidati Mero tha se, “korçarët në këto vite nuk kanë patur një derë ku të trokasin dhe një vesh që ti dëgjonte në Bashki. Bashkia ka punuar këto vite për projektet e korrupsionit për të pasuruar pushtetarët dhe jo për të mbrojtur qytetarët. Varfëria dhe faturat e papërballueshme i kanë rrënuar korçarët, të cilët cdo gjë e përballojnë me listë veresie”.

Unë, tha profesor Mero, “do të kem kauzë të punës sime të përditshme, luftën kundër varfërisë nëpërmjet ndihmës ekonomike, uljes së taksave vendore dhe mbështetjes me projekte punësimi”.

unnamedGjatë takimeve, kandidati Mero shkoi dhe ne shumë dyqane të vogla, shitësit e të cilëve i treguan fletoret me lista të gjata të pashlyera që vjet nga banorët. Ata thanë se shitjet janë të bllokuara nga varfëria e tejskajshme pasi shumë familje nuk kanë njerëz të punësuar .

“Në 21 qershor korçarët do ti japin fund mjerimit me votë për më shumë punësim dhe dinjitet”, u shpreh profesor Mero.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button