Politika

KQZ shqyrton sot ankimimin e LSI-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të shqyrtojë të mërkurën pasdite (ora 16:00) kërkesën ankimore të Lëvizjes Socialiste për Integrim që kundërshton rezultatin për kryetar të bashkisë Vorë.

KQZ pranoi të shqyrtojë ankimimin e depozituar dje nga LSI, përmes të cilit kërkohet shpallja e pavlefshme e rezultatit në 18 qendra votimi të kësaj zone zgjedhore, pasi ky subjekt zgjedhor pretendon se ka pasur votues fiktivë.

Në zgjedhjet e 21 qershorit në bashkinë Vorë, në përfundim të numërimit të votave, fitues rezultoi kandidati i koalicionit të djathtë Fiqiri Ismaili. Ismaili fitoi me rezultat të ngushtë kundrejt kandidatit të koalicionit të majtë, Luan Sallaku, i propozuar nga LSI.

Situata parazgjedhore në Vorë u shoqërua me tensione, pas akuzave të LSI-së ndaj kandidatit Ismaili për shtim fiktiv të listave të votuesve në këtë zonë zgjedhore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button