Bota

Kremlini verifikon informacionin mbi vdekjen e ushtarve rus në Ukrainë

Kremlini-466x350 Autoritetet ruse verifikuan sot disa informacione të medias ku flitej për organizimin e ceremonive të varrimit për parashutistë që kanë vdekur gjatë luftimeve në Ukrainë, njoftoi një zëdhënës i Kremlinit.

“Nuk ka asnjë dyshim se këto fakte aktualisht janë verifikuar nga autoritetet kopetente”, deklaroi Dmitri Peskov, i cituar dje në mbrëmje nga agjencia zyrtare “Itar-Tass”.

“Këto informacione duhet të verifikohen me kujdes para se të nxirret një përfundim çfarë do”, shtoi ai.

Shumë media të pavarura ruse kanë folur për ceremoni varrimi të zhvilluara në sekret për dy parashutistë në veri të Rusisë, duke cituar të afërmit e tyre që theksonin se ata ishin vrarë në Ukrainë ku Rusia zyrtarisht nuk ka dërguar trupa.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button