Parlamentare

Kreu i AMA-s, nis përzgjedhja e kandidatëve

Pas miratimit të listës me 7 kandidatët që do të konkurojnë për postin vakant të kryetarit të Autoritetit të Medias Audiovizive (AMA), komisioni parlamentar i medias do të nisë sot me përzgjedhjen e tyre, për të mbërritur tek katër konkurentë. Nga këta, opozita ka të drejtë të heqë dy emra, ndërsa mazhoranca do të dërgojë në Kuvend dy kandidatët e saj për të zgjedhur kreun e ri të AMA-s.
Lista me shtatë kandidatë që do të konkurojnë për postin vakant të kreut të AMA-s përfshin.emrat e Gentian Salës (jurist); Gentian Skënderajt (ekonomist); Anila Bashës (gazetare); Zylyftar Bregut (gazetar): Raif Goranës (ekonomist); En Muçit (ekonomi, biznes) dhe Bers Hado (jurist).

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button