Europa

Kryeministri holandez i kërkon Kievit të ndërpresë luftimet në zonën ku u rrëzua avioni malajzian

Mark-RutteKryeministri holandez i telefonoi presidentit ukrainas, Petro Poroshenko, që të ndërpresë luftimet pranë zonës ku u rrëzua fluturimi MH17, njoftoi sot një zëdhënës i qeverisë.

“Kryeministri i telefonoi sot në mëngjes presidentit Ukrainas për t’i kërkuar ndërprerjen e luftimeve përreth zonës ku u rrëzua avioni”, deklaroi Jean Fransman.

Ekspertët holandezë dhe australianë të ngarkuar që të hetojnë mbi aksidentin që ndodhi në Ukrainë me avionin malajzian u detyruan sot të heqin dorë sërish nga hetimet në zonën e rrëzimit për shkak se luftimet kundër separatistëve prorusë janë duke u zhvilluar në afërsi të kësaj zone.

Një grup prej 30 ekspertësh mjekoligjorë holandez ka mbërritur në ukrainë më 27 korrikë për kryerjen e hetimeve në zonën ku u rrëzua avioni MH17 në lindje të Ukrainës, por për shkak të luftimeve shumë të ashpra që po zhvillohen në zonë, ekspertët ende nuk kanë filluar punën e tyre.

Një avion i tipit Boeing 777 i kompanisë “Malaysia Airlines” u godit nga një predhë në lindje të Ukrainës, me 298 persona në bord, ku 193 janë holandezë. Shumë elemente kanë ndikuar që Kievi dhe Perëndimorët të drejtojnë gishtin nga rebelët prorusë

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button