Politika

Kryeministria: Keqardhje që opozita flet me fjalorin e një të dehuri

Drejtori-i-Komunikimit-prane-Keshillit-te-Ministrave-Endri-Fuga1-525x350Këshilli i Ministrave reagoi të martën ndaj incidentit të krijuar mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit të PD-së, Arben Ristani, gjatë tryezës së Dialogut të Nivelit të Lartë (DNL) një ditë më parë.
Në një deklaratë të bërë publike nga Drejtori i Komunikimit të Kryeministrit, Endri Fuga, në cilësinë dhe të dëshmitarit okular në tryezë, sqarohet se kryeministri i vendit, jo vetëm nuk iu drejtua për asnjë çast z.Ristani në sesionin e djeshëm, por përgjatë gjithë ndërhyrjeve të tij në të katër sesionet e DNL-së ka qenë plotësisht etik me opozitën, ashtu siç kanë qenë të gjithë anëtarët e qeverisë, të pranishëm në tryezë.
“Nuk është qëllimi i kësaj deklarate të tregojë edhe njëherë tjetër kush është z. Arben Ristani. Çdo shqiptar e njeh sepse është bërë personazh mediatik, qoftë si i dënuar me burg për korrupsion, qoftë si vjedhës votash në krye të KQZ-së, por edhe qoftë si një folës përgjithësisht i dehur, që merr përsipër të lëshojë “të fortat” e opozitës nga foltorja e Kuvendit ose e partisë”, thuhet në deklaratën e drejtorit Fuga.
Sipas tij, deklarata është vetëm një detyrim ndaj opinionit publik për të ndarë keqardhjen lidhur me fjalorin e përdorur dje nga përfaqësuesi i opozitës në tryezën e DNL-së.
“Dalja e sotme e deputetit famëkeq për të shpjeguar se pse përdori një fjalor të ulët në tryezën e DNL, shpjegon në fakt edhe ndodhinë e djeshme. Si sharjet dje edhe shpifjet sot, flasin në të vërtetë për gjendjen e dehur të një opozite që shan të tjerët pse i merren këmbët. Dhe keqardhja është e pashmangshme kur dëgjon opozitën e vendit tënd të flasë me fjalorin e një të dehuri përpara të huajve dhe pastaj të dalë të nesërmen e të akuzojë Kryeministrin pse asaj nuk i del pija që i ka humbur ekuilibrin”, përfundon deklarata e drejtorit Fuga.
Paraditen e sotme, deputeti Ristani doli në një deklaratë për shtyp për të sqaruar situatën e djeshme të krijuar në tryezën e DNL-së, ku ishte i pranishëm dhe Komisioneri Fyle.
Sipas Ristanit, ‘qëndrimi i djeshëm i Edi Ramës tregoi se ai gjendet sa për sy e faqe në një tryeze më opozitën, pasi në të vërtetë, vlerësimi i tij për Partinë Demokratike është krejt tjetër, është moskonsiderimi i opozitës, shkelja e çdo konsensusi, prishja e bashkëjetesës politike, dhe goditja edhe fizike e përfaqësuesve të Partisë Demokratike”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button