Kosova

Kurban Bajrami, të shtunën më 4 tetor

kurban-bajrami-t-euml-shtun-euml-n-m-euml-4-tetor_hdKryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, njofton besimtarët dhe opinionin e gjerë se dita e parë e festës së Kurban – Bajramit, është ditën e shtunë më 4 tetor 2014.

“Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban – Bajramit, mbahet në xhaminë “Sulltan Mehmet- Fatih” (Xhamia e Madhe) në Prishtinë. Manifestimi fillon në ora 6:00, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste që do ta mbaj kryeimami i BIK, Sabri ef. Bajgora”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Gjithashtu shtohet se Namazi i Kurban – Bajramit falet në ora 7:13 e Hytben e Kurban- Bajramit do ta mbaj sekretari i përgjithshëm i BIK, Resul ef. Rexhepi.

“Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, Ditën e parë, më 4 tetor 2014, Kryesia e BIK, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9 -12. Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban – Bajramit, duke e lutur Zotin që të na pranoj Haxhin, kurbanin, lutjet e ibadetet tona. Me fat festa e Kurban –Bajramit!”, përfundohet në njoftimin e BIK-ut.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button