Te ndryshme

Kush është personi më i pasur në botë?

kush-euml-sht-euml-personi-m-euml-i-pasur-n-euml-bot-euml_hdBill Gates dhe gruaja e tij, Melinda, janë ende njerëzit më të pasur në botë, sipas revistës amerikane “Forbes”.

Edhe pse ia dhuroi 30 miliardë dollarë fondacionit “Bill dhe Melinda”, themeluesi dhe ish-drejtori i Microsoftit, për herë të 21-të është shpallur njeriu më i pasur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pasuria e familjes Gates është vlerësuar rreth 81 miliardë dollarë, ndërsa vendin e dytë e mban Warren Buffet me 67 miliardë dollarë. Në vendin e tretë është pronar i “Oracle”, Larry Ellison, pasuria e të cilit vlerësohet në rreth 50 miliardë dollarë .

Në këtë listë gjenden edhe 303 persona të tjerë, pasuria e të cilëve është rritur në krahasim me vitin e kaluar.

Është interesante se themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerber, zë vendin e 11-të, ndërsa themeluesit e Google, Larry Pageve dhe Sergey Brin, gjenden në pozitën e 12, përkatësisht në të 13.

Në listën e “Forbes” këtë vit gjenden 27 emra të rinj, ndër të cilët është edhe i Jan Koum, themeluesit të aplikacionit të famshëm, WhatsApp. Ai tani peshon 7.6 miliardë dollarë.

Pasuria totale e të gjithë 400 njerëzve që gjenden në këtë listë është vlerësuar në rreth 2.290 miliardë, e cila është e krahasueshme me bruto produktin e brendshëm të Brazilit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button