Europa

Laburistët angleze mbështesin referendumin për BE-në

Opozita laburiste britanike do të mbështesë propozimin e kryeministrit, David Cameron për një referendum për Bashkimin Evropian duke kërkuar për të qëndruar në BE, njoftoi sot e përjavshmja ”Sunday Times”.

“Populli britanik kërkon të shprehet për anëtarësimin e Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian (…) laburistët do të mbështesin tashmë organizimin e referendumit”, deklaruan kreu i partisë Harriet Harman dhe zëdhënësi i tij për çështjet e jashtme, Hilary Benn, cituar nga e përjavshmja.

“Partia Laburiste nuk dëshiron ta shohë Britaninë e Madhe të dalë aksidentalisht nga Bashkimi Evropian. Ne do të bëjmë fushatë për të mbajtur në BE”, shtuan ata.

Gjatë fushatës zgjedhore, laburistët ishin shprehur kundër zhvillimit të këtij referendumi duke paralajmëruar kundër pasigurive ekonomike që do të krijoheshin.

Kryeministri konservator, David Cameron, i cili fitoi papritur shumicën absolute në Dhomën e Komuneve dhe mundi të formonte një qeveri 100 për qind tori për mandatin e dytë, premtoi për mbajtjen e zgjedhjeve para vitit 2017.

Njoftimi do të bëhet nga mbretëresha Elizabeth II gjatë një fjalimi në Parlament ku sovrania do të detajojë programin legjislativ të qeverisë së re./

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button