PolitikaPresidenciale

Ligji për arsimin e lartë, Nishani: Cënon autonominë dhe të drejtën për arsimim

Presidenti Bujar Nishani ka drejtuar paraditen e kësaj të hëne një tryezë me pedagogë dhe akademikë për të diskutuar mbi ligjin mbi arsimin e lartë.

Në fjalën e tij, Nishani ka vlerësuar se, para se të veprojë me firmosjen ose jo të ligjit të miratuar javën e kaluar në Parlament, dëshiron të konsultohet me palët e interesuara.

Nishani është shprehur i vetëdijshëm se, ligji i ri për arsimin e lartë ka pasur sensibilitet tek pedagogët dhe studentët.

“E drejta për t’u arsimuar dhe autonomia e universiteteve janë të drejta themelore. Është tagri im që të garantoj liritë dhe të drejtat bazë, ku ajo për arsim është më e rëndësishmja në një shoqëri”, ka pohuar Nishani.

Një ligji që përfshin këto dy shtylla – ka vijuar kreu i shtetit – duhet hartuar patjetër në bashkëpunim me pedagogë e studentë.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Qendrës së Studimeve Albanologjike kanë kundërshtuar ligjin e ri, pasi sipas tyre i heq statusin ligjor këtij institucioni.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button