Europa

Londra shumë e shqetësuar për situatën në Rripin e Gazës

londer-lm1-660x337Shefi i diplomacisë britanike, William Hague u shpreh shumë i shqetësuar nga situata në Rripin e Gazës, në ditën e pestë të operacionit ajror izraelit që ka si qëllim ndërprerjen e hedhjes së raketave nga luftëtarët palestinezë.

“Shumë i shqetësuar nga situata humanitare dhe humbja e jetëve në Rripin e Gazës. Do të flas me presidentin Abbas”, shkruan ministri i Punëve të Jashtme në rrjetin social Twitter duke përmendur dhe një bisedë telefonike me presidentin e autoritetit palestinez, Mahmud Abbas.
Kjo deklaratë e Hague shënon një kthesë në fjalimin e diplomacisë britanike që kishte shprehur deri tani mbështetjen e saj për Izraelin. Dy ditë më parë, pas sulmeve të para izraelite në Rripin e Gazës, kryministri britanik, David Cameron dënoi ashpër sulmet tronditëse të Hamasit kundër civilëve izraelitë që nënvizojnë të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button