Teknologji

MacBook Air 12” shfaqet online

Siç është raportuar edhe më herët, Apple është duke punuar në modelin e ri të laptopit të saj të famshëm MacBook Air, përkatësisht variantin e ri me ekranin prej 12 inç.

macbook-air-me-12-rdquo-shfaqet-online_hdKomponentat e këtij modeli të ri të laptoptit të Apple kanë rrjedhur online nga dy burime të ndryshme, faqja franceze Nowhereelse dhe blogu kinez iFanR.

Fotografitë e shfaqura online e tregojnë ekranin dhe mbështjellësin e laptopit të Apple, i cili duket se është më i vogël sesa modelet ekzistuese të MacBook Air me ekranin prej 13 inç.

Nga pamjet e publikuara online shihet edhe pjesa e pasme e laptopit që shfaq logon e Apple, ngjashëm sikurse edhe tabletët e kompanisë, iPad, dhe jo sikurse para-ardhësit e laptopit.

Sipas thashethemeve që kanë qarkulluar për një kohë tashmë thuhet se versioni i ri i MacBook Air do të jetë jashtëzakonisht i hollë, dhe për ta bërë këtë të mundur, Apple i ka hequr disa nga portet e laptopit, sikurse atë të USB Type-C.

Modeli i ri i MacBook Air thuhet se do të vijë në tremujorin e parë të vitit 2015.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button