Maqedonia

Maqedonia e pengon hyrjen e emigrantëve

Pas paralajmërimit të Hungarisë se nuk do të pranojë më emigrant dhe lajmeve se Serbia është duke i kthyer emigrantët në Maqedoni, Ministria e Punëve të Brendshme i ka shtuar masat e sigurisë.

“Dy tre ditët e fundit, rreth 2000 emigrantë janë ndaluar në tentimin për të hyrë ilegalisht nga kufiri grek. Kemi komunikim të vazhdueshëm me policinë serbe, që nuk është rast edhe me kolegët grek”, ka thënë zëdhënësi i MPB-së, Ivo Koteski.

Ndërkohë, gjatë dy muajve të fundit, grupe emigrantësh nga shtetet arabe vërshuan në Maqedoni, prej nga vazhdonin rrugën për në Serbi e më pas drejt shteteve të Bashkimit Europian.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button