roze

Mariah Carey dhe Nick Cannon drejt ndarjes

mariahcareyMariah Carey dhe Nick Cannon duket se janë drejt divorcit. Sipas “New York Post”, ata prej disa muajsh  jetojnë të ndarë në shtëpi të ndryshme. Shkak i ndarjes mendohet të jenë tradhëtitë e dyshuara të Cannon.

Shenjat e distancimit mes këngëtares Carey dhe prezantuesit të “Americas Got Talent” ishin parë që në fillim të verës, kur çifti kishte nxjerrë në shitje vilën 13 milionë dollarëshe në Bel Eir të Los Anxhelesit.

Në vitin 2010 ata sollën në jetë dy fëmijët e tyre binjakë, Moroccan Scott e Monroe. Ky është divorci i dytë për Mariah Carey, në vitin 1993-1998 këngëtarja ishte e martuar me Tommy Mottola, ish-drejtues i Sony Music Entertainment.

Në një intervistë për “The Insider”, Nick Cannon pranoi faktin se ata jetojnë tashmë prej disa muajsh në shtëpi të ndryshme. Por 33-vjeçari mohoi thashethemet se martesës së tyre po i vjen fundi për shkak të tradhëtive të tij

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button