roze

Martohet Giorgio Chiellini

nozze-chiello_MGZOOMGiorgio Chiellini është martuar. Në kishën e Montenero-s në Livorno, mbrojtësi i Juventusit dhe i kombëtares italiane i ka thënë “po” Carolina Bonistalli-t.

Nusja mbante veshur fustanin e bardhë, që dukej si sirenë me një vello të gjatë, ndërsa dhëndri dukej shumë elegant me një kostum në ngjyrë blu. Një dasmë e blinduar, por në rrjetet sociale janë postuar fotot e para nga miqtë dhe të afërmit.

Mes të ftuarve vip edhe shumë futbollistë, si Leonardo Bonucci dhe Claudio Marchisio. Gjithashtu, të pranishëm në dasmë ishin edhe Bernardo Corradi dhe Elena Santarelli, Alena Seredova pa Buffon, por me fëmijët.

Një kuriozitet i ceremonisë ishte që, për të hyrë në kishë, çdo i ftuar pajisej me një byrzylyk personal.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button