Rajoni

Masa të ashpra kundër abuzuesve me çmimet në zonat turistike

 aaa316Qeveria greke është duke imponuar çmime tavan për produktet që shiten në zonat turistike, raporton gazeta greke online ”GreekReporter” duke cituar një deklaratë nga zëvendësministri i Zhvillimit, Jerasimos Jakumatos. Produkte të tilla si uji në shishe, sanduiçe, kafe dhe çaj do të kenë një limit të çmimeve. Vendimi do të publikohet në Gazetën Qeveritare dhe pritet të hyjë në fuqi ditët e ardhshme. Një çmim tavan tashmë do të ketë për sanduiçet dhe pijet e ofruara në restorante dhe bare, në aeroporte, anije, stadiume, vende arkeologjike dhe kinema. Shkelësit do të duhet të paguajnë gjoba të rrepta duke variuar nga 1000 euro për atë që nuk ka një listë të çmimeve, 500 euro nëse shesin mallrat e specifikuar me çmime më të larta dhe 500 euro nëse ata nuk ofrojnë pije dhe ushqime të veçanta për konsumatorët. Në rast të shkeljes së përsëritur të kësaj rregulloreje, gjobat do të dyfishohen. Çmimet tavane do të zbatohen për produktet e mëposhtme: ujë në shishe 500 ml (0,35 euro); ujë në shishe 700 ml (0,50); tost ose sanduiç me proshutë dhe djathë (1,35); tost sanduiç ose me djathë (1,15); vetëm kafe greke, vetëm kafe filtër, vetëm neskafe apo çaj (1,20); vetëm ekspres (1,35).

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button