Sporti

Mata: Duhet të adaptohemi me Van Gaalin

mata-duhet-t-euml-adaptohemi-me-van-gaalin_hdAnësori i Manchester United, Juan Mata, thotë se ekipi ka nevojë për kohë për t’u adaptuar me taktikat e Van Gaalit.

Djajtë e Kuq shkatërruan LA Galaxy me rezultat 7-0 në ndeshjen e parë të Van Gaal me klubin dhe spanjolli thotë se ekipit do t’i marrë kohë adaptimi me formacionin 3-4-2-1.

“E vërteta është se ne po tentojmë të luajme me një sistem të ri. Unë nuk e di se sa kohë do të marrë për këtë, ndoshta një muaj, ose dy, por me rëndësi është që të besojmë në atë që bëjmë”.

“Për mua personalisht, nëse unë luaj prapa dy sulmuesve është një pozicion i mirë. Unë mund ta kërkoj topin. Unë ndihem mirë në këtë rol. Ky sistem mund të jetë i rrezikshëm. Por, duhet të komunikojmë dhe të koordinohemi”, u shpreh Mata.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button