Ekonomia

Mbi Shqipëri- Një fluturim me Alket Islamin

aero-5

aero 2 Zbuloni Shqipërinë me Alket Islamin… Fotot dhe videot e tij nga ajri janë bërë pasaporta promovuese e turizmit shqiptar në botë, jo vetëm në guidat turistike, por edhe si imazhet kryesore të përdorura gjerësisht nga mediat botërore kur bëhet fjalë për turizmin në Shqipëri.
Nëse shfletoni albumet e tij fotografike padyshim që do të intrigoheni nga një Shqipëri siç nuk e keni parë kurrë më parë… Dhe nëse keni shpirt sportiv dhe aventurier mund të provoni një guidë fluturimi me Aeronautikën Shqiptare. Do të prekni qiellin me dorë…

Alket Islami, piloti sportiv fotograf

Fluturimi ishte pasioni i tij i parë, ngacmuar diku nga viti ’88 kur pa një çift francezësh të fluturonin me deltaplan mbi Llogara. Një ëndërr që e preku në vitin 1993, po mbi Llogara, për të mos ju ndarë më asnjëherë.
aero 12Ndërsa fotografia erdhi si nevojë për të ndarë me të tjerët atë që përjeton në fluturim. Me shkrepjen e parë nga një aparat me film në vitin 1994, Alketi ndoshta nuk do ta besonte atëherë se do të shndërrohej në një prej promovuesve të Shqipërisë turistike. Tani albumet e tij fotografike, madje edhe ekspozita me imazhe nga Shqipëria janë një realitet që përfaqësojnë Shqipërinë para botës.

Shqipëria nga ajri (Albania from the air) me dy vëllime (2006 dhe 2009), si dhe Riviera shqiptare (Albanian Riviera from dhe sky) e publikuar në 2013 janë përmbledhjet me fotografi nga ajri, të vendeve me impresionuese të Shqipërisë, nga piloti sportiv dhe fotografi i njohur Alket Islami.
Fotot e Alket Islamit të ofrojnë Shqipërinë nga një dimension ndryshe, dhe teksa sheh këto albume mund të ndiesh përmasat e madhështisë së relievit dhe natyrës shqiptare.

aero 6Janë 399 fotografi të rivierës shqiptare, të shkrepura nga ajri përgjatë 8 viteve pune intensive që janë përmbledhur në albumin e “Albanian Riviera from the sky”. Një pjesë e këtyre imazheve janë të shoqëruara edhe me informacione të detajuara, për pika të ndryshme turistike.

Ndërkohë në projektet e Islamit janë gjithashtu edhe 4 albume të tjera. “Alpet shqiptare nga qielli”, volumi i 3-të i “Albania from dhe Air”, që do të përqendrohet tek arkeologjia dhe monumentet e kulturës, “Tirana nga ajri” dhe “Kosova nga ajri”.

“Jam akoma në një proces shumë të gjatë pune. Mendoj se Shqipëria akoma nuk është treguar e gjitha nga unë, ashtu siç është dhe dua unë ta nxjerr. Kam në proces shumë projekte për albume gjeneraliste të vendit dhe specifike të zonave të ndryshme”, thotë Islami.

aero 8Alket Islami, i njohur në Shqipëri për fluturimet dhe sidomos për fotografitë nga ajri, ka realizuar gjithashtu një album fotografik të Azerbajxhanit, të të njëjtit format me dy albumet e realizuara prej tij në Shqipëri.
Suksesi i fotove të “Shqipërisë nga ajri” (Albanian from the air) ka tërhequr vëmendjen e autoriteteve azere, të cilat kanë kërkuar shërbimet e Islamit për të realizuar një album me të njëjtën tematikë, të njëjtën teknikë dhe thuajse të njëjtin emër “Azerbajxhani nga ajri”, “Azerbaijan from the air”. Në verën e vitit 2012, Alket Islami fluturoi me deltaplanin e tij mbi rajone të ndryshme të Azerbajxhanit, për të realizuar albumin me 102 foto nga ajri.

Sportet e ajrit- Sportet e gjeneratës së re

Aeronautika Shqiptare është krijuar në vitin 1994 dhe që nga ajo kohë ka qenë promotori dhe organizatori kryesor i aktiviteteve të sporteve të ajrit në Shqipëri.Për të gjithë ata që e konsiderojnë parashutizmin sport ekstrem, Alket Islami sqaron se në fakt sportet e ajrit nuk janë sporte ekstreme, por janë sportet e gjeneratave të reja.

aeroNë Shqipëri përveç sporteve bazike nuk ka pasur sporte të natyrës, thotë Islami, duke sqaruar se çdo aktivitet fizik apo disiplinë sportive ka ekstremitetin e vetë. Në Shqipëri këto sporte kanë qenë tabu dhe boom-in e kanë mbas viteve 2000. Tani funksionojnë 4-5 aeroklube dhe një Federatë Shqiptare e Aeronautikës.Normalisht, sportet e ajrit janë sporte të dominuara nga meshkujt, por falë angazhimit të Aeronautikës Shqiptare tashmë elementi femër në këtë sport po bëhet më i madh në numër. “Kjo dhe si pasojë e politikave të ndjekura nga ne. Kemi bërë projekte me të rinj të shkollave të mesme dhe tani ekziston një ekip prej 10 vajzash që janë pjesë e aktiviteteve dhe pilote aktive”, thekson Islami.

Fluturoni me Aeronautikën Shqiptare

Duke renditur destinacionet më të preferuara në Shqipëri për të ushtruar këtë sport, Islami veçon Llogaranë, për pozicionin unik që ka, si dhe për erën e favorshme që ndihmon fluturimin. Llogaraja mbetet pika e tij e preferuar, jo vetëm pse aty ka fluturuar për herë të parë diku nga viti 1993, por edhe për pamjen e mrekullueshme që të ofron.
aero 5“Mjafton të ngjitesh në Shashicë dhe të mahnitesh nga pamja që të ofrohet me detin dhe Karaburunin përpara, malet pas dhe lagunat nga krahu i djathtë, deri në Divjakë”, thotë ai.
Gjithashtu pika të tjera të preferuara për ushtrimin e këtij sporti janë edhe Dajti, Morava, Çajupi, maja e Sopotit, Gjallica, Taraboshi dhe Kepi i Rodonit.
Për të gjithë ata që intrigohen nga një fluturim me parashutë, Islami siguron për standardet e pajisjeve të fluturimit, të cilat janë nga firmat më të mira në botë. “Fati i të gjithë atyre që vijnë në këto aktivitete është se përdorin vela shumë të reja dhe nga firmat më të mira në botë, kjo si pasojë e futjes së këtyre prodhimeve nga distributorë në Shqipëri. Që një kursant të mbarojë kursin dhe të ketë atrecaturën e tij duhet të shpenzojë rreth 2800 euro”, thotë Islami.

World Championship 2017 në Shqipëri, synimi i radhës

Duke folur për kompeticionet kombëtare e ndërkombëtare, Islami thekson se për të 4-in vit me radhë, me krijimin e Federatës Shqiptare të Aeronautikës, organizohet Kampionati Kombëtar në bashkëpunim me Federatën Aeronautike të Kosovës, dhe një aeroklub shqiptar në Maqedoni. Pra, Aeronautika është i vetmi sport që bën për 4 vjet një kampionat të përbashkët.
aero 14Po ashtu, nga viti 2000 kur edhe ka nisur të organizohet Albania Open është përkrahur në çdo kompeticion nga shteti shqiptar. Tashmë Albania Open po flet shqip, pasi po rritet çdo vit numri i pilotëve shqiptarë. Këtë vit kishte ekipe nga Bjellorusia dhe Gjermania, ekipe të rëndësishme dhe më traditë në këtë sport, që dëshmojnë se feedback-u për Aeronautikën Shqiptare po bëhet gjithnjë e më i madh.

Ndërkohë synimi i radhës është organizimi i Kampionatit Botëror (World Championship 2017), në Vlorë, një aktivitet i përmasave ndërkombëtare që organizohet 1 herë në 4 vjet. Për organizimin e këtij kampionati Shqipëria është në balotazh me Kinën, por Islami shpreson se do të fitojë paketa Open Albania Vlorë, e cila është më konkuruese si për bukuritë natyrore që ofron ashtu edhe për mundësitë akomoduese.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button