Ekonomia

Mbrojtja e hapësirave publike, deputetët: Çlirimi të fillojë nga bregdeti

Përfshirja për herë të parë e konceptit të “hapësirës publike” në ligjin e planifikimit dhe zhvillimit të territorit ka kaluar mes debatesh në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese.

Ndryshimi në ligj, sipas qeverisë, synon të mbrojë hapësirat në shërbim të komunitetit, që në 20 vite janë pushtuar nga ato private.

Por deputetë të maxhorancës thanë se çlirimi i hapësirave publike duhet të nisë nga zonat bregdetare, të rrethuara nga ata që kanë përfituar nga hapësirat publike në këto zona.

“Ne kemi mbi 100 kiloemtra territor bregdet të rrethuar. Ata pronarë që kanë marrë 30 mijë metra, që kanë ndërtuar vilat dhe kanë marrë fitimin e tyre duke u shndërruar në biznesmenë në pasuri publike, minimalisht duhet të heqin muret rrethuese”, deklaroi Artan Gaci, deputet i PS-së.

Një tjetër pikë e debatueshme ishte ajo e trajtimit të truallit privat që kthehet në publik dhe rreziku, sipas deputetëve, që të jepet me koncesion, duke cenuar kështu të drejtën e pronës private.

“Format e partneritetit janë të ndryshme. Pronarin e tokës ne nuk e kemi cenuar. Ne kemi thënë që toka do të përdoret derisa të zhvillohet. Nëse jo, pronari e ka të garantuar me ligj të drejtën e zhvillimit”, tha Jonida Gaba, eksperte pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button