Bota

Media ruse: Sanksionet perëndimore do të riforcojnë regjimin e Putinit

shtypi-rus1Shtypi rus u përpoq të minimizojë sot ndikimin e sanksioneve të reja ekonomike kundër Rusisë, njoftuar nga Bashkimi Evropian dhe SHBA duke shtuar se ato do të riforcojnë kryesisht regjimin e presidentit, Vladimir Putin.
“Sanksionet, ose nuk funksionojnë ose kanë një efekt të dukshëm në një të ardhme të largët”, theksoi e përditshmja ekonomike ”Vedomosti” duke shtuar se sanksionet amerikane kundër Kubës të vendosura në vitin 1960 (…) nuk e dobësuan regjimin e Castros.
”Dhe Koreja e Veriut e përdori me sukses presionin e jashtëm për të shtrënguar radhët e popullsisë rreth drejtuesve të saj”, vijon Vedemosti.
Të njëjtën temë trajton dhe e përditshmja ”Izvestia”, për të cilën sanksionet vetëm do të përqendrojnë më shumë popullin rus rreth autoriteteve ruse sepse sanksionet do të interpretohen si një përpjekje e SHBA-së për të siguruar një fitore ndaj Rusisë.
“Sanksionet do të na ndihmojnë të riforcohemi dhe Rusia do të ketë gjithashtu një ekonomi më efikase dhe një shoqëri më të shëndetshme dhe pa iluzione”, nënvizon zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme, Grigori Karassine, cituar nga e përditshmja ”Kommersant”.
”Kommersant” konfirmon përveç të tjerave se efekti negativ i këtyre sanksioneve shumë të rënda, që nuk janë miratuar kurrë më parë kundër Rusisë nga Brukseli mund të jetë më i lehtë.
“Moska merr parasysh mbështetjen e vendeve të Bashkimit Evropian që mund të pësojnë vetë një dëm të konsiderueshëm për shkak të ndërprerjes së bashkëpunimit të tyre me Rusinë”, theksoi e përditshmja duke cituar një burim diplomatik rus.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button