Maqedonia

Mediat serbe: UÇK ka hapur kamp ushtarak në Likovë

Këto shkrime në mediumet serbe janë paraqitur dy javë pas ekstradimit në Maqedoni të Kole Diamantit, njeriut të afërt me kreun e BDI-së. Ekspertët shqiptarë këtë ekstradim e kanë vlerësuar si shuplakë të Tiranës zyrtare për BDI-në, duke paralajmëruar se BDI mund të përgjigjet me ndonjë skenar të ri kundër shqiptarëve, në Kumanovë e rrethinë.

Koha do të tregojë nëse tekstet shpifëse të botuara në mediumet serbe janë të rastësishme, apo paraqesin përgatitje të terrenit për hakmarrje për shkak të ekstradimit të Kole Diamantit.

Në Likovë, vend në Maqedoni që gjendet vetëm disa kilometra nga kufiri me Serbinë dhe 50 kilometra nga Vraja, ish ushtarë të UÇK-së kanë themeluar një kamp ushtarak dhe po i kërcënohen Maqedonisë dhe Serbisë. Kështu shkruan një gazetë anonime në Serbi me emër “Zdravo”, por që me të madhe transmetohet në mediumet proqeveritare në Maqedoni. Gazeta “Zdravo”, duke cituar gjoja burime nga shërbimet sekrete, shkruan se është shënuar lëvizje e një numri të madh të forcave speciale maqedonase në këtë pjesë të vendit.

“Një grup i ekstremistëve të armatosur, kryesisht veteranë të UÇK-së të afërt me Ramush Haradinajn, para 20 ditëve kanë ardhur nga Kosova në Likovë, vetëm 10 kilometra larg kufirit me Serbinë dhe aty kanë themeluar kamp të vërtetë ushtarak”, ka shkruar gazeta “Zdravo”.

Portali serb Telegraf, që konsiderohet se ka lidhej të ngushta me qeverinë maqedonase të përbërë nga VMRO dhe BDI, shkruan se ky vend është zgjedhur qëllimisht për shkak se gjendet në kufi me Maqedoninë, Serbinë Qendrore dhe “Kosovën e Metohinë”, ku jetojnë 99 për qind shqiptarë, rreth 350 serbë dhe 150 maqedonas.

Këto shkrime në mediumet serbe janë paraqitur dy javë pas ekstradimit në Maqedoni të Kole Diamantit, njeriut të afërt me kreun e BDI-së. Ekspertët shqiptarë këtë ekstradim e kanë vlerësuar si shuplakë të Tiranës zyrtare për BDI-në, duke paralajmëruar se BDI mund të përgjigjet me ndonjë skenar të ri kundër shqiptarëve, në Kumanovë e rrethinë. Koha do të tregojë nëse tekstet shpifëse të botuara në mediumet serbe janë të rastësishme, apo paraqesin përgatitje të terrenit për hakmarrje për shkak të ekstradimit të Kole Diamantit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button