Ekonomia

Menaxhimi i mbetjeve- Projektligji diskutohet në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese

Komisioni i Veprimtarive Prodhuese diskutoi të mërkurën projektligjin “Për sistemin e depozitës të menaxhimit të mbetjeve”.

Ne-komisionin-parlamentar-te-veprimtarise-prodhuese-Foto-Albert-MyftarajDeputeti i Partisë Socialiste, Besnik Bare, relatori i p/ligjit tha se në botë, ky lloj ligji është adoptuar dhe lidhet me minimizimin e mbetjeve. “Të dërgojmë më pak në landfille dhe t’i riciklojmë ato meqë burimet natyrore nuk janë të pashtershme. Pra të rritet kosto e produkteve të ambalazhuara dhe pastaj konsumatori të kthejë ambalazhin bosh dhe të marrë lekët pas”, u shpreh Bare. Projektligji vendos rregullat e përgjithshme të funksionimit dhe zbatimit të sistemit të depozitës për menaxhimin e mbetjeve në Republikën e Shqipërisë.

Funksionimi i sistemimit është parashikuar të realizohet me anë të futjes së nocionit të depozitës në formën e një vlere monetare të vendosur mbi vlerën e produkteve përpara hedhjes së tyre në treg. Kjo vlerë, që do t’i shtohet produktit, do të paguhet në përfundim të procesit nga konsumatori, por ajo do t’i kthehet këtij të fundit me kthimin e mbetjes.

Hartimi i këtij ligji është bërë me synim menaxhimin e integruar të mbetjeve, minimizimin e sasisë së mbetjeve që depozitohen në landfill-e, përmirësimin e efiçencës së përdorimit të tyre, pakësimin e ndikimeve negative të përgjithshme të mbetjeve, administrimin ligjor të sistemit të depozitës me ndikim të drejtpërdrejtë në formalizimin e aktiviteteve grumbulluese dhe ricikluese të mbetjeve, si dhe në motivimin e konsumatorëve për të kthyer mbetjet përmes rikthimit të vlerës së depozitës.

Ky projektligj mund të nxisë prodhimin vendas tek materialet që përdoren disa herë, duke kursyer kështu edhe koston e pushtetit vendor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button