Teknologji

Mesazhet, Twitter sfidon WhatsApp

twitter-vs-whatsappTwitter dëshiron të sfidojë WhatsApp, e cila është në pronësi të rivales Facebook, në terrenin e chatit. Mikroblogu ka për qëllim që t’i japë më shumë përparësi mesazheve direkte, ato të cilat shkëmbehen privatësisht nga përdoruesit. “Në javët e ardhshme ne do të lançojmë një update për ta bërë më të lehtë fshirjen e mesazheve ndërmjet webit dhe celularit. Ajo do të lejojë dhe qasjen në të gjithë historinë e mesazheve direkte”- shkroi në statusin e profilit të saj kompania Twitter. Rrjeti social ka punuar kohë të gjatë për ta bërë më tërheqës sistemin e tij të mesazheve direkte(DM) dhe ka tërhequr trafikun në serverat e saj për t’u siguruar kundër rivalëve si WhtasApp por dhe Snapchat. Twitter javët e fundit ka futur tashmë në shkrimet e saj funksionin “pop-up” për të sinjalizuar mesazhet direkte kurse në të kaluarën kishte hapur mundësinë për të dërguar mesazhet direkte dhe te të panjohurit, por më pas u spraps pas protestave. Por limiti i vërtetë i rrjetit social në frontin e chatit, siç vë në dukje The Guardian, është se dhe mesazhet direkte kanë një maksimum të karaktereve si tweet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button