roze

Messi në Itali për Caprin dhe modën

messiantonelaMessi ka mbërritur në Itali prej disa ditësh dhe menjëherë ka krijuar shumë zhurmë. Sulmuesi i Argjentinës dhe i Barcelonës është parë nën shoqërinë e të fejuarës së tij, Antonella Roccuzzo.

Motivi i këtij udhëtimi? Për pushimet në Capri që është duke kaluar me familjen e tij në një super jaht, por mesa duket edhe për modën. Ta shuajmë shpejt entuziazmin e tifozëve të futbollit: asnjë kontratë për Leo Messin në Itali. Gjatë qëndrimit në Itali futbollisti ka vendosur të vizitojë dyqanin e Dolce&Gabbanna.

Kanë qenë dy stilistët të cilët nëpërmjet një postimi në “Twitter” kanë treguar për prezencën e Messit në dyqanin e tyre. Fakti që çifti argjentinas ishin klientë të markës italiane ishte një gjë e ditur. Antonella Roccuzzo, bashkëshortja e Messit, kishte veshur një minifund me lule, një ndër krijimet e fundit të firmës Dolce&Gabbana që kushton 1250 euro.

Ndërsa për Leo Messin pantallonë bezhë me një këmishë të bardhë, kravatë dhe një jelek gri.

Të gjithë fotografët ishin të pranishëm në dyqanin e D&G për të fotografuar yllin e futbollit botëror.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button