Politika

Meta-Kopf: Austria, mbështetëse e fuqishme e integrimit evropian të Shqipërisë

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, gjatë një takimi sot me Presidentin e Dytë të Këshillit Kombëtar të Austrisë, Karlheinz Kopf, vlerësoi se “Austria është në linjën e parë të vendeve që mbështesin integrimin evropian të Shqipërisë”.
meta-austriaku-Foto-Agim-DobiSipas zyrës së shtypit pranë Kuvendit, Meta vlerësoi vizitën e z. Karlheinz Kopf në Tiranë e cila konfirmon vëmendjen që Austria i kushton Shqipërisë, duke shprehur njëkohësisht mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme të Austrisë në kuadër të procesit të integrimit evropian, si një avokate jo vetëm e Shqipërisë por e të gjithë rajonit.
“Ju vini në Tiranë në vigjilje të festës së pavarësisë së Shqipërisë dhe kujtojmë me kënaqësi se 102 vjet më parë Austria luajti një rol kyç në mbështetje të aspiratave shqiptare, ndërsa sot është në linjën e parë të vendeve që mbështesin integrimin evropian të Shqipërisë”, – u shpreh Kryetari i Kuvendit Meta.
Presidenti i Dytë i Këshillit Kombëtar të Austrisë z. Karlheinz Kopf vlerësoi miratimin e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, duke e cilësuar atë si një hap të madh përpara dhe theksoi se Austria mbetet përkrah Shqipërisë në hapat e mëtejshëm të procesit të integrimit.
meta-austriaku Foto Agim Dobi (1)Z. Meta dhe z. Kopf ndanë bindjen se bashkëpunimi mes dy parlamenteve duhet thelluar më tej në funksion të marrëdhënieve dypalëshe si përmes grupeve të miqësisë, komisioneve parlamentare ashtu edhe përmes administratave të të dy institucioneve, duke vënë në dukje se Shqipëria mund të përfitojë nga eksperienca dhe ekspertiza austriake në të gjitha aspektet.
Kryetari i Kuvendit, Meta dhe Presidenti Kopf diskutuan gjithashtu mbi situatën në rajon, duke vlerësuar rolin konstruktiv dhe peshën e të dy vendeve mike në funksion të forcimit të stabilitetit dhe sigurisë rajonale dhe në mbështetje të progresit ekonomik e social të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button