ParlamentarePolitika

Meta:Përgjegjshmëri dhe etikë e re në parlament

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, në 95 vjetorin e krijimit të parlamentit të parë shqiptar bëri thirrje për më shumë bashkëpunim mes forcave politike në përballimin e sfidave në interes të qytetarëve. Meta vlerësoi rolin e Kuvendit në rritjen e imazhit të Shqipërisë, ndërsa kërkoi nga parlamentarët që të ngrihen në nivelin e përgjegjësive që kërkon sot vendi.
95-vjetori-i-parlamentit-2Foto-AKryetari Meta theksoi rolin e rëndësishëm që deputetët sallën e parlamentit ta vënë në funksion të interesit qytetar dhe ‘jo ta shfrytëzojnë për lojëra meskine të ditës dhe për të prodhuar lajme që nuk zgjasin më shumë se disa minuta’.
“Kërkohet përgjegjshmëri dhe një etikë e re parlamentare dhe për këtë kemi bashkëpunuar me OSBE-në dhe institucione ndërkombëtare. Bashkë me gjithë grupet parlamentare do të nënshkruhet një dokument për një etikë të re parlamentare, që fjala në parlamentin e Shqipërisë të ketë peshë dhe vlera e të mos keqpërdoret, se në fund të fundit çdo deputet që është atje(në parlament) nuk përfaqëson vetveten, por mijëra qytetarë, të cilët presin zgjidhje për probleme të rëndësishme. Por, dhe kur nuk presin zgjidhje, të paktën nuk presin të dëgjojnë gjëra që janë të papranueshme”, u shpreh kryetari i Kuvendit.
95 vjetori i parlamentit (3) e re“Duke u kthyer pas në kohë, 95 vjet më parë, atëhere kur fatet e Shqipërisë ishin në diskutim si asnjëherë këta njerëz të jashtëzakonshëm gjetën forca e u rritën mbi interesat e tyre, duke u bashkuar në emër të ndërgjegjes kombëtare”, tha Meta.
“Ne, sot na duhet të bëjmë disa gjëra të tjera që janë më lehta, por të domosdoshme, në mënyrë që imazhi i Shqipërisë të rritet në botë dhe për këtë pa dyshim ka një rol tërësor Kuvendi”, u shpreh kreu i parlamentit.
Deklaratat e z. Meta u bënë sot gjatë veprimtarisë “95 vjet parlamenti i parë shqiptar”, e organizuar nga Kuvendi në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave.

Related Articles

Nje koment

  1. Deputetet nuk prodhojne lajme qe zgjasin si thot ky zotriu ,,,vetem pak minuta,,.Parlamenti ka punen qe duhet zbatuar. e sa per krimet dhe korrupcionin qe ndodhe te politikanet shqipetare ,kjo nuk eshte ,,vetem pak minuta,, por do behet edhe Standard ne politiken shqipetare qe te çrrenjoset Krimi dhe korrupsioni ne politiken shqipetare dhe te gjithe ata qe kane nje doze te kesaje nuk kann vend ne politiken shqipetare qe synon edhe EU.Te gjithe ata qe lehtesisht munde te kontrollohen qe para ca viteve kishin nje garsonjere e sot fshehin pasuri te pa tundshme te vjedhur nga prone shoqerore dhe Konto te fshehta jashte vendit.Te gjithe ata qe hapin goje e mundohen te shesin dushk per gogla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button