roze

Michael Fassbender në rolin e Steve Jobs

Filmi biografik mbi Steve Jobs më në fund e ka plotësuar kastin e aktorëve dhe Michael Fassbender do të jetë ai që do të interpretojë gjeniun e teknologjisë, i cili ndërroi jetë në vitin 2011, në moshën 56-vjeçare.

1422524677fassbender-jobsTë tjerë aktorë në këtë film do të jenë Seth Rogen, i cili do të interpretojë bashkëthemeluesin e Apple, Steve Wozniak, dhe Kate Winslet, e cila do të luajë rolin e ish-shefes së marketingut të Macintosh-it, Joanna Hoffman.

Jeff Daniels, Michael Stuhlbarg, Katherine Waterston dhe Perla Haney-Jardine janë aktorët e tjerë të këtij filmi.

Me regji të Danny Boyle dhe skenar të Aaron Sorkin, ‘Steve Jobs’ ka nisur xhirimet ditën e martë në San Francisco.

Filmi do të shfaqet në vitin 2016.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button