Ekonomia

Ministria e Financave: Ja penalitetet për shkelje tatimore nga bizneset

kasa_8817Sipas Ligji Nr.9920  datë 19/5/2008  “Për Procedurat  Tatimore”, parashikohet një mori penalitetesh për bizneset, në varësi nga shkalla e shkeljes. Ministria e Financave ka bërë me dije tq gjitha pikat e mëposhtme, bazuar në ligj.

– Në rast se biznesi nuk është i regjistruar:

1) Mbyllet veprimtaria dhe  konfiskohen të gjitha materialet e mallrat që mban në  ruajtje, përdor, apo transporton.

2) Gjobë me 15 000 lekë për biznesin e madh dhe 10 000 leke biznesin e vogel.

3) Nëse duhet të ketë leje/licencë/autorizim profesional, administrata tatimore u propozon strukturave kompetente pezullimin  lejes/licencave/autorizimeve për ushtrim veprimtarie për një periudhë gjashtëmujore.
4) Ndjekje penale n.q.s konsiderohet fshehje me dashje.

– Mungesa e rregullt e dokumentacionit:

1) Gjobë me 10 000 lekë, për çdo shkelje, në rastet kur është klasifikuar si biznes i vogël.

2) Gjobë me 50 000 lekë për çdo shkelje, në rastet kur është klasifikuar si lloj tjetër biznesi.

– Mosdeklarimi i punonjësve:

  1. Nuk ka deklaruar çdo të punësuar rishtazi, të paktën një ditë kalendarike përpara fillimit të punës,dënohet me gjobë:
  1. a) tatimpaguesit e regjistruar si subjekte të tatimit mbi vlerën e shtuar dhe tatimit mbi fitimin, 500 000 (njëqind mijë) lekë;
  1. b) tatimpaguesit e tjerë, gjobë prej 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekësh.
  1. Për rastet e konstatuara nga zyra të shkeljes së afatit të deklarimit të punonjësve, sipas pikës 1 të këtij neni, tatimpaguesi dënohet me gjobë 10 000 (dhjetë mijë) lekë për çdo deklaratë të padorëzuar apo të dorëzuar jashtë afatit.

– Pagesat në dorë mbi 150 000 lekë :

Kryerja e transanksioneve shitjeje apo blerjeje me para në dorë, për shuma, që tejkalojnë 150 000 lekë, dënohen me gjobë, në masën 10 për qind të vlerës së secilit transaksion.

-Mungesa e dokumentacionit tatimor për mallin :

Tatimpaguesi, që mban në ruajtje, përdor ose transporton mallra të pashoqëruara me dokumente tatimore, dënohet me konfiskim të të gjithë sasisë së mallit, që mbahej në ruajtje, përdorej apo transportohej. Masa shkon deri në kallëzim penal.

-Kundërvajtjet administrative në përdorimin e pajisjeve fiskale, për lëshimin e kuponave fiskalë e të biletave:

  1. Tatimpaguesi, person juridik ose fizik, tregtar, dënohet në rast se:
  1. a) nuk instalon pajisjen fiskale për regjistrimin e pagesave me para në dorë:
  2. i) herën e parë të konstatimit të mosinstalimit të pajisjes fiskale, me gjobë 50 000 lekë;
  3. ii) nëse pas verifikimit të parë, konstatohet se tatimpaguesi vazhdon të mos e instalojë pajisjen dënohet me konfiskim të të gjithë sasisë së mallit;

iii) çdo konstatim i mëpasshëm i mosinstalimit të pajisjes fiskale administrata tatimore ushtron të drejtën e parashikuar në nenin 131, të këtij ligji, duke bërë kallëzim penal për tatimpaguesin;

  1. b) nuk lëshon kupon tatimor për qarkullimin e realizuar të mallrave apo të shërbimeve, për çdo rast konstatimi:
  1. i) për çdo konstatim (verifikim) të kryer, me gjobë në masën 200 000 lekë për tatimpaguesit e regjistruar si subjekte të tatimit mbi fitimin, dhe gjobë, në masën 50 000 lekë për tatimpaguesit e tjerë;
  2. ii) për çdo konstatim (verifikim) tjetër pas verifikimit të parë, ku konstatohet se tatimpaguesi vazhdon të mos e lëshojë kuponin tatimor vendoset gjobë në masën 300 000 lekë për tatimpaguesit e regjistruar si subjekte të tatimit mbi fitimin dhe gjobë, 100 000 leke

iii) për çdo konstatim të moslëshimit të kuponit tatimor, pas aplikimit të dy dënimeve administrative, si më sipër, administrata tatimore ushtron të drejtën e parashikuar në nenin 131, të këtij ligji, duke e kallëzuar penalisht tatimpaguesin;

  1. c) lëshon një kupon tatimor/dëftesë tatimore/biletë me vlerë të parashtypur, që nuk përmban elementet e përcaktuara në këtë ligj dhe në aktet nënligjore, për kuponin tatimor/dëftesën tatimore/biletën me vlerë të parashtypur, me gjobë, në masën 30 000 lekë.

ç) lëshon kupon tatimor, ku ka shënuar një vlerë të ndryshme nga vlera e çmimit të afishuar, me gjobë në masën 30 000 lekë;

  1. d) nuk afishon në një vend të dukshëm një poster, që tregon detyrimin e blerësit të mallrave apo të përfituesit të shërbimit, për të kërkuar kupon tatimor, me gjobë në masën 20 000 lekë;
  1. dh) nuk mban kontrollin e gjurmës së kuponit tatimor në mjedisin e ofrimit të mallrave apo të shërbimeve, me gjobë në masën 30 000 lekë;
  1. e) nuk bën faturë për qarkullimin e realizuar të mallrave apo të shërbimeve të ofruara, me dënim, dënohet me gjobë të barabartë me 100 për qind të detyrimit tatimor, të padeklaruar ose të papaguar, si rezultat i moslëshimit të faturës, përveç detyrimeve tatimore dhe interesave, që llogariten dhe paguhen në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe të ligjeve specifike tatimore.

ë) nuk mban libër llogarie për qarkullimin e kryer të mallrave, me dënim:

– Gjobë me 10 000 lekë, për çdo shkelje, në rastet kur është klasifikuar si biznes i vogël.

–  Gjobë me 50 000 lekë për çdo shkelje, në rastet kur është klasifikuar si lloj tjetër biznesi.

g) nuk mban dhe mirëmban në kushte pune pajisjet fiskale me gjobë në masën 40 000 lekë;

  1. gj) nuk njofton menjëherë për defektin e ndodhur në pajisjen fiskale dhe nuk plotëson në rregull librezën fiskale të defekteve, me gjobë në masën 25 000 lekë.
  1. Moslëshimi i biletave të shërbimit me vlerë të parashtypur, të prodhuara nga institucionet e autorizuara, të përdorura në sektorë të ndryshëm, dënohet me gjobë, në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë për çdo biletë.
  1. Në rast se një tatimpaguesi i është bllokuar veprimtaria nga administrata tatimore dhe ai prish shenjat dalluese të vendosura për bllokim të veprimtarisë, atij i konfiskohet e gjithë sasia e mallit.-Mosmarrja e kuponit tatimor:

Blerësi ose përfituesi i shërbimit, i cili gjatë kontrollit në distancen e 30 metrave, nga vendi i shitjes apo ofrimit të shërbimit, nuk ka kupon tatimor, dënohet me gjobë me 1 000 lekë.
– Mosdhënia e informacionit:

Refuzimi për dhënien e informacionit të kërkuar nga administrata tatimore, në përputhje me dispozitat e këtij ligji, dënohet me gjobë me 10 000-50 000 lekë për çdo shkelje.

-Pengimi i kontrollit ose i hetimit tatimor:

Tatimpaguesi, i cili, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, pengon ushtrimin e të drejtave të administratës tatimore për kontrollin apo hetimin tatimor, dënohet me një gjobë:

  • 100 000 lekë, për biznesin e vogël
  • 1 000 000 lekë për bizneset e tjera.

-Dënimet për bankat apo institucione financiare.

  1. Shkeljet e mëposhtme, të kryera nga bankat dhe institucionet e tjera financiare, që kryejnë operacione bankare, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen me gjobë si më poshtë:
  1. a) 50 000 lekë për çdo shkelje, për hapjen e llogarive, për pagesa ose forma të tjera transaksionesh bankare/financiare për personat fizikë dhe juridikë, pa dokumentin zyrtar, që konfirmon numrin e identifikimit të tatimpaguesit;
  1. b) 40 000 lekë për çdo shkelje për mosrespektimin e afatit të njoftimit të administratës tatimore për hapjen nga tatimpaguesi të llogarive, të pagesave ose forma të tjera transaksionesh bankare/financiare;
  1. c) 125 për qind të interesit ndërbankar të Bankës së Shqipërisë, të llogaritur për çdo ditë, deri në transferimin e pagesës në buxhet, për mostransferimin e pagesave nga tatimpaguesi në buxhet, brenda një dite pune nga dorëzimi i urdhrit të transferimit nga tatimpaguesi;

ç) kur banka nuk bllokon shumën e kërkuar, ajo paguan gjobë të barabartë me 0,2 për qind në ditë të detyrimit të pambajtur, por jo më pak se 100 000 lekë në ditë.

Mosafishimi i çmimeve të shitjes:

Mosafishimi i çmimeve të shitjes së mallrave apo shërbimeve dënohet me gjobë :

–  35 000 lekë,për tatimpaguesit biznes i vogël;

–  65 000 lekë për tatimpaguesit e tjerë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button