Ekonomia

Ministria e Turizmit, kontrata me operatorët turistike këtë sezon

Për të shmangur problemet e ndryshme që janë vërejtur në lëvizjen  e grupeve turistike si brenda dhe jashtë vendit, është hedhur ideja e kontratave me operatorët përkatës.

Dhermiu_1Per te përmirësuar shërbimin ndaj turistëve, por edhe për të “rregulluar” në një farë mase tregun e agjencive turistike, Ministria e Turizmit, në bashkëpunim me GIZ, kanë  hartuar nje model kontrate për paketat e udhëtimit.

Në këtë kontratë, e cila mund të jetë kolektive ose individuale, janë parashikuar të gjitha kushtet, kriteret, por dhe detyrimet që duhet të plotësojë një operator turistik për klientët-turistë. Sipas drejtuesve te dikasterit, në rast se nuk zbatohen kushtet e kësaj kontrate nga operatorët turistikë ata mund të penalizohen në masa të ndryshme, deri në heqjen e te drejtes se ushtrimit të këtij aktiviteti.turrizmi

Ne vendin tonë nuk ka statistika të sakta se sa është numri i agjencive turistike, pasi mungesa e ligjit për Turizmin, ka sjellë që në vend të mos ketë një strukturë licencimi, por mjaftohen me  regjistrimin në QKR.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button