Parlamentare

Miratohen me 88 vota ndryshimet në ligjin e “Avokatit të Popullit”

Kuvendi miratoi sot me 88 vota disa ndryshime dhe shtesa në ligjin për “Avokatin e Popullit”, që synojnë rritjen e pavarësisë së këtij institucioni kushtetues në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të qytetarëve.
Selia_Kuvendit-2-320x216Ligji, miratimi i të cilit kërkonte shumicë të cilësuar votash, (84), sjell disa risi. Institucionit të Avokatit të Popullit, përveç rolit si mbrojtës i të drejtave dhe lirive të shtetasve, i atribuohet dhe roli si nxitës i standarteve të larta të të drejtave të njeriut.
Ligji gjithashtu zgjeron rrethin e subjekteve ndaj të cilëve do të zbatohen dispozitat e ligjit për Avokatin e Popullit, duke i shtuar krahas kategorive ekzistuese në ligj, si të huajt, refugjatët, personat pa shtetësi, edhe kategoria e azilkërkuesve.
Po ashtu, përmes ligjit të ri sigurohet vazhdimësia më e mirë në rastet e mbarimit të mandatit pesëvjeçar të Avokatit të Popullit duke parashikuar qëndrimin e këtij të fundit në detyrë deri në zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit. Në rastet e tjera të mbarimit të mandatit, parashikohet zëvendësimi i tij nga Komisioneri më i vjetër, deri në zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button