Qeveritare

MMSR: Projektligji për personat me aftësi të kufizuar eleminon diferencat

13-10-24-05-30-27small_mmsrMinistria e Mirëqenjes Sociale dhe Rinisë, ka dalë të dielën në një deklaratë për shtyp, duke marrë shkas nga fillimi i diskutimeve në komisionet parlamentare të ligjit kuadër për personat me aftësi të kufizuara.

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë e ndjen të nevojshme që të sqarojë opinionin publik, por në veçanti të gjithë personat me aftësi të kufizuara dhe familjarët e tyre, në lidhje me risitë që sjell ky ligj në fushën e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë sqaron se “ky ligj është një domosdoshmëri për të krijuar kushtet e nevojshme për respektimin e barabartë të të drejtave të të gjithë grupimeve të personave me aftësi të kufizuara, duke përafruar legjislacionin shqiptar me Konventën e OKB-së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara”.

“Ligji synon të eleminojë gradualisht diferencat aktuale në trajtimin e grupeve të ndryshme të personave me aftësi të kufizuara, si për shembull personat me aftësi të kufizuara mendore, personat me probleme dëgjimi, etj” shpjegonë MMSR.

Po ashtu, në deklaratë të MMSR, shpjegohet se, “në vitin 2009, Qeveria Shqiptare e firmosi dhe në vitin 2012 Parlamenti Shqiptar  ratifikoi Konventën e  OKB-së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, si dokumenti i parë  ku të drejtat e personave me aftësi të kufizuara trajtohen nën këndvështrimin e të drejtave të njeriut. Me pranimin e kësaj Konvente, shtetit shqiptar i lindi detyrimi i respektimit të barabartë të të drejtave të gjithë grupimeve të personave me aftësi të kufizuara, duke përqasur legjislacionin shqiptar me linjat e Konventës”.

Po ashtu, sqarohet në deklaratën për shtyp të Ministrisë së Mirëqenjes Sociale dhe Rinisë se  “Projektligji u hartua me ndihmën teknike të ofruar nga UNDP dhe ka përfituar nga ekspertiza ligjore e njërës prej anëtareve të grupit të punës të OKB-së, e cila ka punuar edhe për hartimin e Konventës. Dhe se çdo nen i ligjit është në përputhje me dispozitat e Konventës së OKB-së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button