Bota

Momentet e fundit të avionit, filmimet e një telefoni brenda në bord

Zyrtarët e mohojnë kategorikisht, por ‘Paris Match’ këmbëngul në vërtetësinë e informacionit se në vendin e përplasjes së airbusit të Germanwings është gjetur karta e memories së një telefoni celular që ka filmuar çastet përpara rrëzimit.

1427893085video-bordNë mesin e atij kaosi, sipas të përditshmes franceze, pohimet e së cilës kanë gjetur jehonë edhe në faqet e gjermanes ‘Bild’, dëgjohen ulërimat e pasagjerëve dhe thirrjet në gjuhë të ndryshme: “O Zot!!!”

Filmimi nuk zgjat veçse disa sekonda. Të dy publikimet bëjnë një përshkrim të detajuar të videos, por nuk e kanë postuar në faqet e tyre. Drejtuesit e tyre thonë se i kanë parë xhirimet e marra nga burime shumë pranë hetimit, megjithatë prokurori francez Brice Robin këmbëngul se në dijeninë e tij nuk ka asnjë pamje filmike nga bordi i avionit dhe shton se çdo person që mund të zotërojë një video të tillë, duhet menjëherë t’ia dorëzojë atë hetuesve të çështjes.

‘Bild’ dhe ‘Paris Match’ thonë se në filmim dëgjohen më shumë se tre goditje të fuqishme metalike, mbase janë përpjekjet e pilotit të parë të lënë jashtë kabinës së pilotit që tenton të hapë derën me një objekt të fortë.

Pas kësaj, ka një zhurmë më të egër se të tjerat, ulërimat intensifikohen e në fund, vjen heshtja. Sipas kryeredaktorit të ‘Bild’, Julian Reichelt, skena është tmerrësisht shqetësuese. ‘Paris Match’ publikoi gjithashtu një pjesë të transkriptuar bisede mes Andreas Lubitz dhe kapitenit, të nxjerrë nga njëra prej kutive të zeza të avionit, regjistruesit të zërit, e cila lë të kuptohet se 27-vjeçari e ka nxitur pilotin e parë që ta lërë vetëm në kabinë.

Ideja që të dyja gazetat mbështesin me forcë është se pasagjerët e kanë kuptuar se në çfarë situate të tmerrshme ndodheshin. Nëse kjo gjë vërtetohet, Lufthansa duhet të përgatitet për kompensime të mëdha ndaj familjarëve të tyre.

Deri tani, ekipet në vendngjarje nuk kanë mundur të gjejnë asnjë trup të plotë dhe procesi i identifikimit të viktimave të tragjedisë duket i destinuar të zgjasë. E përditshmja britanike ‘Daily Mail’ raporton ndërkohë se pak javë përpara fatkeqësisë, Lubitz i kishte pohuar të dashurës aventurën e tij me një stjuardesë dhe po e njëjta gazetë pretendon se shefat e 27-vjeçarit ishin informuar që në vitin 2009 mbi një episod të rëndë depresiv të tij.

Kohët e fundit, Lubitz ishte vizituar dhe tek një okulist për shkak të disa problemeve me shikimin, të cilat mund t’i kushtonin licencën e pilotimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button