Kosova

Mustafa: Fatos Klosi, kryespiun. SHIK-u ndihmoi Serbinë (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ish-shefit të SHISH-it të Shqipërisë, Fatos Klosit, i cili në një emision me Berat Buzhalën deklaroi se Kosova nuk mund të çlirohej kurrë me politikën e Ibrahim Rugovës. Përkundër kësaj, Mustafa theksoi se ishte pikërisht Rugova ai që pati më shumë ndikim në çlirimin e Kosovës nga pushtimi serb.

“Kosova u çlirua, sepse pati në krye një burrështetas të urtë e të mençur, të respektuar brenda dhe jashtë vendit –  Presidentin Ibrahim Rugova. Kosova nuk do të çlirohej kurrë po të varej nga shërbimet informative, siç ishte edhe SHIK-u shqiptar, sepse shërbime të tilla me sjelljen e tyre më shumë u kanë shërbyer regjimeve dhe Serbisë, vëllavrasjes dhe hasmërive të brendshme, sesa pavarësisë së Kosovës dhe interesave kombëtare. Pa infiltrim dhe përzierje të SHIK-ut, UÇK-ja do të ishte më unike dhe lufta do të ishte më e organizuar.

Sot na vjen keq kur shohim se nga një gojë e keqe të një kryespiuni, spërkatet figura e Ibrahim Rugovës. Një fjalë popullore thotë: “Arni për thesin”. Spiunët arnohen me të tyret, por nuk arnohen me figurën e Ibrahim Rugovës”, shkruan deklarata e Mustafës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button