Kosova

Mustafa kryeministër, Thaçi president, Veseli kryeparlamentar

PDK dhe LDK po shkojnë drejt finalizimit të marrëveshjes së koalicionit, sipas të cilës Isa Mustafa do të jetë kandidat i përbashkët për kryeministër, Kadri Veseli për kryeparlamentar dhe Hashim Thaçi për president, pas skadimit të mandatit të Jahjagës.

mustafa-kryeminist-euml-r-tha-ccedil-i-president-veseli-kryeparlamnetar_hdProfesori Arsim Bajrami sipas të gjitha gjasave nuk do të jetë kandidat i PDK’së për Kryetar të Kuvendit të Kosovës. Emri i tij pritet të zëvendësohet me atë të zëvendëskryetarit të partisë, Kadri Veseli.

Burime të Politiko.net bëjnë të ditur se gjithçka po shkon drejt asaj që Kadri Veseli të zgjedhet Kryetar i Kuvendit, ndërsa Arsim Bajramit t’i besohet drejtimi i një ministri.

Profesor Bajrami është angazhuar në harmonizimin e programit për arsim në kuadër të grupeve punues dhe duket se synimi i tij është që nesër ai të jetë Ministër i Arsimit, nëse kjo ministri do t’i takojë PDK-së dhe nëse për këtë do të pajtohej lidershipi i kësaj partie.

Në fillim në komisionin për Arsim, Shkencë dhe Teknologji PDK kishte caktuar Memli Krasniqin, por që ai është zëvendësuar më vonë nga Arsim Bajrami, i cili ishte kandidat i PDK-së për Kryetar të Kuvendit në seancën e fundit në të cilën nuk arriti të zgjedhet.

Ndryshe sipas marrëveshjes mes PDK-së e LDK-së posti i Kryeministrit do t’i takojë Isa Mustafës ndërsa ai i Presidentit, pas skadimit të mandatit të Presidentes Atifete Jahjaga, do t’i takojë PDK-së, e cila kandidat do të ketë Hashim Thaçin.

Politiko.net mëson se këto çështje janë diskutuar deri tash mes partnerëve të koalicionit ndërsa finalizimi i tyre në rast se nuk do të jetë ndonjë ndryshim pritet të bëhet përmes një marrëveshjeje të shkruar dhe të nënshkruar nga Hashim Thaçi e Isa Mustafa.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button