Kosova

Mustafa në Samitin e Vjenës flet për fuqizimin e shtetit

Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, tha se në Samitin e Ballkanit Perëndimor, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa do të prezantojë progresin që po arrihet në Kosovë në shumë fusha dhe hapat e mëtejshëm të Kosovës në zhvillimin ekonomik dhe fuqizimin e gjithanshëm të shtetësisë.

Ai në rrjetin social facebook, ka shkruar se në sesionet e këtij samiti, do të trajtohen tema të rëndësishme që lidhen me situatën ekonomike, proceset e reformave, rininë, edukimin, energjinë, transportin, e tema të tjera me rëndësi për vendet dhe qytetarët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, po merr pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor 2015, i cili sapo ka filluar punimet në Vjenë. Në këtë samit shumë të rëndësishëm për rajonin, janë të pranishëm edhe kancelarja Federale Gjermane, Angela Merkel, kancelari Federal Austriak Ëerner Faymann, komisionerja Evropiane Federica Mogherini, kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, përkatësisht të Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Bosnje e Hercegovinës dhe Serbisë, si dhe përfaqësues të shteteve të tjera evropiane, të mekanizmave të BE-së dhe të institucioneve ndërkombëtare financiare”, thekson Abrashi.

Në sesionet e këtij samiti, vijon ai, do të trajtohen tema të rëndësishme që lidhen me situatën ekonomike, proceset e reformave, rininë, edukimin, energjinë, transportin, e tema të tjera me rëndësi për vendet dhe qytetarët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Keministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, gjatë samitit do të prezantojë progresin që po arrihet në Kosovë në shumë fusha dhe hapat e mëtejshëm të Republikës së Kosovës në zhvillimin ekonomik dhe fuqizimin e gjithanshëm të shtetësisë.

Related Articles

Nje koment

  1. MUND TE KETE NJE LEHTESIM PER KOSOVEN. AJO DUHET TE BEJE NDARJEN ADMINISTRATIVE DE VENDIT NE 4-5 PJESE TE MEDHA, ME KESHILL APO KUVEND ME VEHTE DHE KETA TE BEJNE LIGJIN. DUHET BERE NDARJE TERITORIALE SI NE GJERMANI DHE NE FRANCE. NE FRANCE ALSASI U BASHKUA ME KRAHINA (REGJIONE) TE TJERA DHE “HUMBI” DISA PERPARESI. FRANCA KA 13 KRAHINA TE MEDHA. EDHE MINISTRIA E ARSIMIT NE FRANCE BERI NDRYSHIMET NE BAZEN E RE TERITORIALE.
    Organisation territoriale de la France
    http://www2.assemblee-nationale.fr/decouvrir-l-assemblee/role-et-pouvoirs-de-l-assemblee-nationale/les-institutions-francaises-generalites/l-organisation-territoriale-de-la-france
    http://www.senat.fr/espace_presse/actualites/201411/nouvelle_organisation_territoriale_de_la_republique_le_deuxieme_volet_de_la_reforme_territoriale_devant_le_senat.html                                                                                                                                                                                                    hhttp://www.insee.fr/fr/ffc/docs_ffc/ref/FST15_f_Panorama_Regions.pdfttps://www.lcl.com/guides-pratiques/zooms-economiques/nouvelle-organisation-territoriale.jsp
    http://www.francetvinfo.fr/politique/reforme-territoriale/carte-quelles-seront-les-futures-capitales-des-13-regions-de-france-metropolitaine_875193.html
    http://www.liberation.fr/societe/2015/04/15/quand-l-insee-voit-la-france-en-treize-regions_1241353
    http://www.education.gouv.fr/cid87910/calendrier-scolaire-pour-les-annees-2015-2016-2016-2017-2017-2018.html

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button