Kosova

Na pret dimër me reduktime të rrymës

ReduktimeNdërprerjet e rrymës që ndodhën mbrëmë në Prishtinë, nuk pritet të jenë më të pakta edhe në pjesët e tjera të Kosovës, madje edhe pa pasur ndonjë avari të mundshme.

KEK-u nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të prodhuar më shumë rrymë. Korporata mund të prodhojë vetëm deri në 600 megavat orë energji, kurse kërkesat janë nga 730 deri në 900 megavat orë energji elektrike në ditë. Deri në fund të këtij viti, Kosova do të ketë mungesë të energjisë elektrike.

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), aktualisht ka në funksion vetëm tri njësi që prodhojnë mbi 600 megavat orë energji, e të cilat nuk janë të bollshme pasi kërkesat janë më të larta. “KEK-u po prodhon sipas bilancit të reviduar. Kjo situatë do të vazhdoj deri në fund të vitit”, ka theksuar Edmond Nulleshi, drejtor i shërbimeve në KEK.

Në qershor të këtij viti, KEK-u pësoi një avari dhe nga ajo kohë kanë ndërprerë prodhimin dy blloqe të TC “Kosovës A”, të cilat pritet të hyjnë në prodhim në gjysmën e dytë të dhjetorit.

Ndërsa zëdhënësi i KEDS-it thotë se nevojat për konsum të energjisë vlerësohet të jenë 730 deri në 900 MW, kurse pjesa tjetër importohet. “Parashikimi për konsumin gjatë muajve më të ftoftë të dimrit varet nga shumë faktor dhe nuk mund të jetë i saktë. Sidoqoftë pritet të jetë diku rreth 1200 megavat deri sa nga KEK jemi informuar që duke filluar nga 20 dhjetori prodhimi do të arrijë sasinë prej 800 megavat deri sa pjesa tjetër e konsumit do të mbulohet me import të energjisë elektrike nga KEDS”, ka theksuar Guri Shkodra, zëdhënës i KEDS-it, raporton RTK.

Ka 15 vjet që KEK-u nuk po mund t’i përmbushë gjatë dimrit nevojat e qytetarëve me energji elektrike, edhe pse Kosova zë vendin e tretë në Evropë me rezervat e thëngjillit. Ndërsa projekti për ndërtimin e një termocentrali të ri, deri tani ka mbetur vetëm në letër.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button