Rajoni

Ndalohen 44 imigrantë klandestinë afganë

Policia serbe ndaloi sot 44 migrantë klandestinë me origjinë afgane që kaluan ilegalisht kufirin duke ardhur nga Bullgaria, si dhe një kontrabandist bullgar të akuzuar për trafik qëniesh njerëzore.

ee1059-350x155Klandestinët u gjendën brenda një furgoni që drejtohej nga një shtetas bullgar në një rrugë në juglindje të Serbisë pranë qytetit të Borit, njoftoi ministria e Punëve të Brendshme serbe në një komunikatë.

Në fillim të dhjetorit, policia serbe kishte ndaluar në të njëjtin rajon 46 migrantë klandestinë me origjinë afgane dhe siriane që kishin kaluar kufirin ilegalisht duke ardhur nga Bullgaria.

Gjithashtu u ndaluan edhe tre trafikantë serbë gjatë këtij operacioni.

Serbia nuk është anëtare e Bashkimit Evropian po mundëson një kalim tokësor drejt tre vedeve të BE-së, Rumanisë, Hungarisë dhe Kroacisë. Kalimi ilegal që nga Bullgaria drejt Rumanisë është shumë i vështirë, pasi danubi përbën pjesën më të madhe të kufirit mes dy vendeve, kështu që imigrantët zgjedhin të kalojnë nga Serbia.

Serbia gjendet në rrugët e Ballkanit të përdorura nga grupet kriminale për të bërë trafik qeniesh njerëzore, droge dhe armësh drejt BE-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button