Maqedonia

Në Maqedoni 1/3 e popullsisë në pension

Maqedonia në alarm. 1/3 e popullsisë është pensioniste. Sipas të dhënave të Agjensisë për Punësim, 30% e popullatës në vend janë të papunë, ndërsa gradulisht Maqedonia është duke u shpallur “vendi i pensionistëve”.

Maqedonia ka 297 mijë e 543 pensionistë. Një pjesë e madhe e tyre, 177 mijë e 664, janë pleqërie. Më pas vazhdojnë pensionet invalidore, familjare, ushtarake, bujqësore dhe pensionet të dëmtimit fizik.

Numri i pensionistëve në vend nga viti në vit po rritet, ndërsa kushtet për të fituar këtë të drejtë janë: burrat të kenë mbushur 64 vjeç ndërsa gratë 62 vjeç dhe të kenë më së paku 15 vite shtazh. Mesatarja e pensionit përllogaritet në bazë të stazhit total të mbledhur dhe të madhësisë së rrogës të të siguruarit.

Në ligjin për sigurim pensional dhe invalidor është paraparë të shtyhet afati i pensionimit të burrave deri më 67 vjeç dhe 65 për gratë, që vullnetarisht do të dorëzojnë deklaratë se dëshirojnë ta vazhdojnë marrëdhënien e punës, shkruan Zhurnal

Fondi për Sigurim Pensional gjithashtu e pranon stazhin e qytetarëve të fituar në shtetet e ish-Jugosllavisë, ndërsa me Republikën e Shqipërisë kjo do të miratohet pasi do të verifikohet marrëveshja e nënshkruar.

Procedura për miratimin e pensionit zgjat së paku 60 ditë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button