Bota

Nemtsov, zhduket e fejuara Ana. Misteri i dëshmitares së vetme

Për të kanë humbur gjurmët. Në apartamentin ku duhet të jetonte Ana Duritskaja, e fejuara e Boris Nemtsov dhe dëshmitarja e vetme e vrasjes së opozitarit rus të Putinit, thonë se nuk është parë gjatë gjithë kësaj kohe. Po ku ka përfunduar bukuroshja 24-vjeçare, e cila ka qenë në krah të liderit të opozitës për 3 vite?

3,w=985,c=0.bildNë Bila Tservka, në Ukrainë, aty ku qëndronte zakonisht, ajo nuk ndodhet më dhe fqinjët thonë se nuk ka qenë asnjëherë. Ku ndodhet sot bukuroshja Ana, e njeriu i zemrës së Nemtsovit, i cili u vra një muaj më parë mbi urën Bolshoi Moskvoretski nga katër plumba pistolete?

Në atë apartament, sipas fqinjëve që jetojnë në të njëjtin pallat, disa netë më parë dikush ka dëgjuar të bjerë telefoni, ka dëgjuar zëra, fyerje. Por sërish asnjë gjurmë. Gazetarët e “Kyiv Post”, thonë se janë katër persona që e dinë se ku ndodhet Ana: presidenti Poroshenko, kryeministri Jacienuk, Ministri i Brendshëm dhe Shefi i Shërbimeve Sekrete.

Është zhdukur dhe mamaja, Ina, sikundër dhe vëllai Bogdan. A janë vërtet në rrezik? Po pse atë mbrëmje nuk u vra së bashku me të fejuarin? Dhe pse në Moskë e besuan?

Ana tha se nuk kishte parë asgjë. Pastaj u largua. Dhe u zhduk së bashku me familjarët e saj. Rreth saj misteri është shtuar. Është deklaruar modele, por asnjë nuk e ka parë të sfilojë në pasarela.

Ajo është ukrainase, ka studiuar në Universitetin e Ekonomisë, ku diplomohet për administrim dhe kontroll të kapitaleve private në shoqëri. Punon për pak kohë në një bankë, pastaj si këshilltare në Kuvend dhe më pas njihet me Nemtsov, i cili ka pasur marrëdhënie të paqëndrueshme më parë, me katër fëmijë nga tri ish-bashkëshorte të ndryshme. Fejohen dhe Ana mbetet shtatzënë, por ai e shoqëron që të abortojë në Zvicër.

Kremlini këmbëngul se ajo vrasje është një çështje banale tradhtish. Pastaj janë të arrestuarit çeçenë dhe teza që vrasja ka ardhur pas fjalëve të solidaritetit me “Charlie Hebdo”.

Nemtsov e akuzonte presidentin rus se kishte zhdukur paratë e Olimpiadës së Soçit dhe se lufta në Ukrainë ishte e paligjshme. Por nga e gjitha kjo, a dinte ndonjë gjë Ana?

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button