Ekonomia

Nga Greqia vijnë 15% e mallrave ushqimore

Në periudhën janar-maj importet nga Greqia arritën 5.4 miliardë lekë, apo rreth 40 milionë euro, pothuajse e njëjta vlerë në raport me të njëjtën periudhë të 2014-tës, pasi afërsia gjeografike ka bërë që fqinji jugor të jetë partner i preferuar në importet për grupin “Ushqime, pije dhe duhan”.

Sipas INSTAT, Greqia është partneri i dytë për këtë grup mallrash, me 15% të totalit. Në vendin e parë qëndron Italia, nga i cili erdhën 19% e totalit të importeve të ushqimeve në 5-mujorin e parë dhe në vend të tretë renditet Serbia me 8% të totalit.

Sipas revistës “Monitor”, përfaqësues të kompanisë më të madhe importuese nga Greqia pohojnë se nuk kanë hasur probleme, ndërsa një pezullim i bankave për një kohë të shkurtër nuk përbënte problem për ta. Të tjerë drejtues nuk ndihen kaq qetë edhe pse për momentin kompanitë kanë furnizime dhe nuk kanë pasur nevojë të kryejnë transaksione me partnerët në Greqi, ndërsa ndonëse bankat greke kanë mbyllur sportelet, ato vazhdojnë të kryejnë pagesa ndërbankare.

Në total, Greqia është partneri i tretë për importet me 8.3% të totalit, pas Italisë dhe Kinës. Por grupi më i importuar është “ushqim, pije duhan” me 32% të totalit, ku sipas INSTAT, produktet më të importuara janë frutat e zarzavatet, duhani, përgatitjet e drithërave, peshku, mishi, nënproduktet e tij, etj.

Gjithsesi, kompanitë importuese shqiptare mund të përfitojnë çmime më të ulta nëse paguajnë me para në dorë

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button