roze

Nicole Scherzinger tregon të brendshmet rozë

Nicole Scherzinger sapo është njohur me futbollistin me origjinë shqiptare, Pajtim Kasami, por të dy janë bërë të pandashëm. Ata janë fotografuar në një lokal nate në Greqi, ku kanë festuar ditëlindjen e këngëtares.

Megjithatë, ajo që ka tërhequr vëmendjen është fakti se Nicole ka ngritur fustanin e saj të shkurtër për të kërcyer më lirshëm. Me këtë rast, ajo ka treguar edhe të brendshmet ngjyrë rozë.

“Nicole nuk sillet kështu çdo natë. Ajo ishte duke festuar ditëlindjen me miqtë e saj më të ngushtë, prandaj për disa orë harroi çfarë ka përjetuar këtë vit dhe vendosi të bëjë pak qejf”, është shprehur një burim pranë këngëtares.

Ky ka qenë një vit i vështirë për Nicole, që fillimisht i dha fund lidhjes me pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton, ndërsa më pas u përjashtua nga studioja muzikore, për shkak të shitjeve të dobëta të albumit të saj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button