Kronika

Nis viti akademik 2014-2015

Nis sot viti i ri akademik 2014-2015 në të gjitha Universitetet publike dhe private të vendit. Janë 46 insitucionet e larta arsimore që kanë çelur sot dyert për të pritur studentë. Ky vit i ri akademik nis me 18 universitete më pak se një vit më parë, të mbyllur pas vendimit të qeverisë për shkak se nuk plotësonin kriteret ligjore.

Fakulteti i Filologjise, Tirane
Fakulteti i Filologjise, Tirane

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla paraditen e sotme (ora 09:30) do të jetë në Fakultetin e Shkencave Teknike, pranë Rektoratit të Mjekësisë, për çeljen e vitit te ri akademik.
Aktualisht, mungojnë statistikat zyrtare lidhur me numrin e studentëve që ulen për herë të parë në auditore apo numrin e përgjithëm në të gjitha vitet e studimit, për shkak se vijon ende regjistrimi i studentëve të universiteteve të mbyllura.
Edhe këtë vit studentët do të jenë të detyruar të zhvillojnë mësimin me dy turne. Auditoret do të jenë të hapura deri në orët e mbrëmjes, për shkak të mungesës së infrastrukturës./

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button