Bota

Një Srebrenicë tjetër?

Të rinj europianë të radikalizuar që i bashkohen “Shtetit Islamik”, kurdë që luftojnë kundër tyre, Kobani një qytet i kërcënuar. Në Lindjen e Afërt kërcënon një Srebrenicë edhe më e tmerrshme komenton Michael Martens.

kurde

Në vitet 90-të, kur myslimanët e Bosnjes apo ata në Kosovë kërcënoheshin nga agresioni serb, apo edhe u masakruan me mijëra si në Srebrenicë, e Majta gjermane ishte kundër çdo lloj intervenimi në një luftë, që ishte vetëm një orë larg me avion nga Mynihu. Nëse do të realizoheshin planet e tyre, sot në Bosnjë, apo edhe në Kosovë nuk do të kishte më myslimanë. Tani, kur kurdët po luftojnë për mbijetesën e tyre, deputetët e së Majtës janë zëdhënësit më të fuqishëm të një ndërhyrjeje ushtarake – dhe këtë herë kanë të drejtë.

Pasi lufta dhe britmat e saj në kufirin me Turqinë nuk janë aq larg, saqë gjendja të relativizohej me një referencë idilike për paqen. Shifrat e azilkërkuesve kanë arritur atë stad, të cilin Europa e përjetoi për herë të fundit, atëherë kur njerëzit në Ballkan dëboheshin me miliona. Ndërkohë që e gjithë Jugosllavia kishte vetëm 22 milionë banorë. Tani është goditur një rajon me një popullsi shumë më të madhe, në distancë të largët, por edhe shumë pranë.

Sepse lufta të çon drejt e në mesin e shoqërive perëndimore. Është e vërtetë që ka pasur të huaj të radikalizuar edhe në vitet 90-të, të cilët donin patjetër të jepnin jetën për ndonjë kauzë në Fushë-Kosovë apo në Drin, por nuk kishim të bënim me të njëjtat përmasa. Tani luftëtarët kurdë jo rrallë po prezantojnë në veriun e Sirisë europianë të rinj, të kapur në përpjekjen për t’iu nga Turqia njësive të “Shtetit Islamik”. Formalisht ishin dy belgë dhe një francez. Që belgët ishin me origjinë marokane dhe emri i francezit vetëm frëngjisht nuk tingëllonte, kjo nuk ka për të habitur ndokënd. Ajo vetëm konfirmon, se me sa duket vazhdon në mënyrë konstante admirimi i primitives që ushtron terrori i “Shtetit Islamik” tek disa të rinj europianë – jo vetëm tek ata me sfond migracioni.

Europa dheTurqia duhet tani të zgjedhin. Që nga fillimi i gjakderdhjes në Siri, politikanët turq po japin sinjalet se ata nuk do ta durojnë një rajon autonom kurd, (apo ndonjë shtet kurd). Faktikisht një rajon i tillë është ngritur. Qyteti Kobani që i përket këtij rajoni tani kërcënohet dhe pret ndihma ushtarake. Kobani nuk mbahet me qumësht pluhur dhe batanije. Aty është më shumë në lojë se një qytet. Kemi kërcënimin e një Srebrenice të re në Lindjen e afërt – por me përmasa shumë më të mëdha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button