Teknologji

Një tastierë që ta fusni në xhep

LG do të sjellë në eventin teknologjik në Berlin javën e ardhshme, një tastire që mund ta fusësh në xhep, për smartphone dhe tabletë. Kjo pajisje quhet Rolly, dhe sipas emrit, është i rrotullueshëm, por kur hapet bëhet një tastierë ‘qwerty’ të përmasave standarde.

Ajo do të funksionojë me anë të vvireless, dhe me lidhjen e një tableti prej 10 polsh.  Për më tepër, thekson LG, është e ngurtë, sepse është bërë nga silikoni, por me polikarbonat dhe plastikë Abs. Në fillim do të dalë në shitje në SHBA e në shtator, e më pas në Europë.

Produkti, lexohet në një shënim të shtëpisë koreane, ka taste të përmasave të njëjta me ato të tastierave normale të një kompjuteri. Tastiera ushqehet nga një batari që të garanton tre muaj autonomi, mund të kombinohet me dy pajisje të ndryshme, me të cilat lidhen me anë të Bluetooth 3.0.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button