Europa

Një vit nga ”Maidan”-i, Poroshenko pritet me vërshëllima

maidan-2Presidenti ukrainas u vërshëllye sot në Kiev gjatë një ceremonie me rastin e njëvjetorit të fillimit të protestave proevropiane ne sheshn ”Maidan”, shtypja e përgjakshme e të cilave shkaktoi rrëzimin e regjimit ukrainas.

“Turp! Pse askush nuk është dënuar?”, thërrisnin disa dhjetëra të afërm të viktimave të represionit në muajin shkurt duke iu drejtuar presidentit ukrainas që vendosi një tufë lule në rrugën, Institutska ku janë vrarë pjesa më e madhe e manifestuesve, theksoi një gazetar.

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, i cili duhet t’i bashkohej Porochenkos, nuk ka dale nga vetura e tij.

“Në sajë të gjakut të fëmijëve tanë e keni zënë këtë post”, thërrisnin protestuesit ndaj presidentit ukrainas.

“Poroshenko, ku janë vrasësit e fëmijëve tanë?”, lexohej në një pankartë.

Më 21 nëntor 2013, regjimi prorus i asaj kohe hoqi dorë nga nënshkrimi i një marrëveshjeje asocimi me Bashkimin Evropian në përfitim të një bashkëpunimi në rritje me Rusinë, gjë që shkaktoi manifestime disa javore proevropiane dhe krijimin e lëvizjes ”Maidan”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button