Kronika e zeze

Nxirren nga liqeni trupat e pajetë të 2 kushërinjve që u mbytën dje

liqen1Polumbarët kanë arritur të nxjerrin nga liqeni trupat e pajetë të dy kushërinjve që u mbytën mesditën e djeshme. Pas më shumë se 24 orë kërkimet trupat e dy të rinjve nga fshati Libonik i Korçës, A.Kosturi, 18 vjeç dhe A.Kula 14 vjeç u gjetën rreth 100 metra larg bregut të liqenit pranë njëri-tjetrit.

Ngjarja e rëndë u shënua mesditën e djeshme, ku një varkë e gjetur bosh në liqen ngjalli dyshimet e policisë për persona të mbytur. Identifikimi i dy të rinjve u bë përmes sendeve personale qe gjendeshin në varkën me pedale të gjetur në liqen nga policia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button